Manchester City “shkund xhepat”, shifra të frikshme për yllin e Kroacisë

Performanca e tij ka spikatur në futbollin botëror gjatë Kupës së Botës dhe jo vetëm.

Josko Gvardiol është futur në radarët e shumë klubeve të mëdha, por duket se njëri prej tyre po bën hapin e madh.

Siç raportohet nga “Footmercato”, propozimi i Manchester City mund të shkojë në 110 milionë euro dhe përfshin 20% në shitjen e ardhshme. Synimi është bllokimi i mbrojtësit në merkaton e janarit dhe më pas lejimi i tij për të përfunduar sezonin te Leipzig.

Guardiola tashmë ka folur me të për transferimin e mundshëm dhe projektin e klubit, ashtu si edhe Manchester City, Leipzig dhe shoqëruesit e lojtarit gjatë një takimi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.12.2022 15:13