Manchester City rrit interesimin për talentin maroken Ayyoub Bouaddi

Manchester City po lëviz për të gjetur një alternativë për Rodrin, duke shtuar intensitetin në ndjekjen e objektivit kryesor për repartin e mesfushës.

Të lidhura

None found

Klubi ka hyrë në një periudhë të re nën drejtimin e Enzo Marescas, i cili mori drejtimin e ekipit pasi Pep Guardiola mbylli aventurën e tij dhjetëvjeçare në fund të sezonit të kaluar.

Goditja e parë e Marescas në merkato ishte Elliot Anderson. Mesfushori u afrua nga Nottingham Forest në fillim të korrikut, për shumën rekord prej 116 milionë eurosh në futbollin anglez.

Anderson i kreu vizitat mjekësore teksa ndodhej me kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës. Më pas, City konfirmoi transferimet e portierit Pierce Charles nga Sheffield Wednesday dhe të 16-vjeçarit Jeremy Monga nga Leicester City.

Sipas The Athletic, kampionët anglezë tani e kanë orientuar fokusin drejt mesfushës, ku po punojnë më fuqishëm për afrimin e talentit të Lille, Ayyoub Bouaddi.

18-vjeçari, i dalë nga akademia e Lille, është kthyer në një prej emrave më të spikatur të Kupës së Botës me Marokun. Ai vendosi të përfaqësonte këtë kombëtare, duke lënë Francën vetëm disa javë përpara nisjes së turneut.

Bouaddi dha kontribut në rrugëtimin historik të Marokut deri në çerekfinale, fazë në të cilën marokenët u ndalën nga Franca me rezultat 2-0.

Për kartonin e tij po interesohen edhe klube të tjera nga Anglia, mes tyre Arsenali dhe Manchester Unitedi. Gjithsesi, Manchester City konsiderohet se ndodhet në një pozitë të favorshme, pasi mund t’i garantojë lojtarit hapësirë të menjëhershme në ekipin e parë.

Ndërkohë, raportimet bëjnë të ditur se Paris Saint-Germain, fituesi i Ligës së Kampionëve, nuk ka interes për transferimin e Bouaddit në këtë moment. Kjo situatë pritet t’u japë më shumë mundësi klubeve të tjera që synojnë firmën e talentit maroken.//


Shtuar 14.07.2026 18:44

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş