Manchester City rikthehet në garë për shërbimet e Kane

Manchester City është i interesuar për yllin e Tottenhamit, Harry Kane dhe do provojë të realizojë transferimin në afatin e janarit.

“Qytetarët” ishin shumë të lidhur me kapitenin e Anglisë në verë, por nuk kishte marrëveshje mes klubeve pasi Spurs e vlerësonin kartonin e yllit të skuadrës prej 160 milionë euro.

Kane ka dështuar të gjejë formën më të mirë këtë edicion duke shënuar vetëm një herë në 13 ndeshje në Premierligë, edhe pse ka shënuar tetë herë tjera në 20 paraqitje në të gjitha garat.

Sipas “El Nacional”, trajneri i Cityt, Pep Guardiola ende ka pëlqim për 28-vjeçarin dhe e sheh si futbollisti i duhur që ta ngrit skuadrën në tjetër nivel.

Raporti shton se Kane dëshiron kalimin te Real Madrid, por trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti ka kërkuar nga presidenti i klubit, Florentino Perez të provojë transferimin e Erling Haaland për të zëvendësuar Karim Benzema.

Kane ka edhe dy vite e gjysmë kontratë të mbetur në Tottenham, prandaj skuadra e Conte mbetet në pozitë të fortë kur bëhet fjalë për të ardhmen e anglezit.


Shtuar 16.12.2021 14:27