Manchester City gati të blindojë talentin anglez

Projekti i ri i teknikut spanjoll Guardiola, nuk përfshin largimin e yjeve të ekipit.

Kështu, klubi ka ndërmend të rinovojë kontratën e talentit anglez, Phil Foden.

Për 21-vjeçarin nuk ka patur ende ndonjë ekip të interesuar për të, por City nuk tenton të rrezikojë duke e lënë “zbuluar” lojtarin e talentuar.

Kështu, kontrata rinovuese e cila i është ofruar në “pjatë” lojtarit është 50 milion paund për 6 vite.

Sipas mediave angleze, Foden e ka pranuar këtë kontratë rinovimi./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 10:51