Man.Utd “shtyp” Leicester dhe hyn në garë për titull

Marcus Rashford duket se ka gjetur formën e “ëndrrave” dhe ditën e sotme i ka dhuruar një tjetër fitore “djajve të kuq”, ku kësaj here mundën pastër Leicester, me rezultatin 3 me 0 në “Old Trafford”, ku padyshim protagonist ishte Rashford me dopietën e tij.

Një dopietë e 25-vjeçarit, në minutat 25’ dhe 56’, si dhe një gol i Jadon Sancho në minutën e 61’ mjaftuan për të siguruar 3 pikët e radhës, në luftën për sigurimin e titullit kampion të Premier League.

Me këtë fitore “djajtë e kuq” ngushtojnë sërish diferencën me Arsenal dhe Manchester City, me Manchester United që tashmë ka grumbulluar plot 49 pikë dhe ndodhet vetëm 3 pikë pas “qytetarëve” dhe 6 pikë pas “topçinjve” të vendit të parë.


Shtuar 19.02.2023 17:35