Man Utd dhe Liverpooli garojnë ‘kokë më kokë’ për shërbimet e top yllit holandez

Manchester United do të shkojnë ‘kokë më kokë’ këtë verë, për të siguruar shërbimet e sulmuesit holandez Donyell Malen.

Që të dy klubet shpeshherë më herët është raportuar se janë interesuar për të njëtit lojtar gjatë afatit kalimtar, por rrallë herë kanë garuar me njëri-tjetrin, publikisht të paktën.

Sipas mediumit gjerman BILD, të dyja klubet kanë shprehur interesim serioz për të nënshkruar me reprezentuesin holandez dhe sulmuesin e Dortmundit, Donyell Malen.

Është pretenduar se Liverpooli tashmë ka mbajtur bisedime me rrethin e Malen për një transferim të mundshëm në ‘Anfield’.

Liverpooli thuhet se ka biseduar me agjentin e Malen edhe gjatë kohës sa lojtari ishte pjesë e PSV-së në 2021, atëherë kur Michael Edëards tashmë i rikthyer tek Liverpooli, ishte në krye të bisedimeve.

Sidoqoftë, BILD shton se pasiguria mbi atë se kush do të udhëheq klubin sezonin e ardhshëm pas largimit të Kloppit, mund të bëjë që ata të humbasin garën për Malen.

Malen deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 11 gola në Bundesliga, ndërsa sipas Transfermarkt vlera e tij në treg qëndron rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/


Shtuar 18.03.2024 21:12