Gabriel Agbonlahor është shprehur se tre yje të Manchester United janë “frikësuar” nga Cristiano Ronaldo, pasi eksperti pa veprimet e portugezit gjatë barazimit 1-1 të “Djajve të Kuq” ndaj Newcastle.
United u paraqit dobët në St James’ Park të hënën mbrëma, me Ronaldon me shokë të paaftë për të marrë më shumë se një barazim.
Ish-legjenda e United, Gary Neville, pohoi se dhoma e zhveshjes së “Djajve të Kuq” përmbante ka përçarje dhe vuri në dyshim gjuhën e trupit të lojtarëve si Ronaldo dhe Bruno Fernandes .
Dhe tani ish-ylli i Aston Villa, Agbonlahor ka sugjeruar që Marcus Rashford, Mason Greenwood dhe Jadon Sancho janë të frikësuar nga superylli portugez.
“Qëndrimi i tij ishte i pafuqishëm. Nëse jam Rashford, Greenwood dhe Sancho, kam frikë të bëj një goditje. Sa herë që ata kanë një goditje, ai i ka ngritur duart për të thënë, “Pse nuk më ke pasuar mua?” u shpreh Agbonlahor. /albeu.com