Man City Football Group blen klubin holandez, bëhët klubi i 12 në të gjith botën

Man City Football Group zgjeron horizontet e tij dhe zbarkon në Holandë.

Holding, i cili ndër të tjera kontrollon Manchester City, në fakt ka marrë kontrollin e Nac Breda.

Lajmi vjen direkt nga faqja zyrtare e klubit holandez.

Procesi i shitjes aktualisht është duke u zhvilluar dhe në fazën e tij përfundimtare.

Dymbëdhjetë klube të gjithë botën shtohen për Man City Football Group.

Përveç Manchester City dhe NAC Breda, këto janë konkretisht: New York City (SHBA), Melbourne City (Australi), Yokohama Marinos (Japoni), Montevideo City Torque (Uruguay), Girona (Spanjë), Sichuan Jiuniu (Kinë) , Mumbay City (Indi), Lommel (Belgjikë), Club Bolivar (Bolivi) dhe Troyes (Francë).

E themeluar në vitin 2013 me seli në Mançester, City Football Group është një kompani mbajtëse e formuar nga tre partnerë: Abu Dhabi United Group (78%), China Media Capital/CITIC Capital (12%) dhe Silver Lake Partners (10%). /albeu.com/


Shtuar 23.03.2022 22:18