Macelo mungon në ndeshjen e kthimit ndaj Chelsea, arsyeja është e pabesueshme

Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo mund të mungojë në ndeshjen kthyese ndaj Chelsea e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions.

Arsyeja e kësaj mungese të mundshme është vërtetë qesharake, pasi braziliani është caktuar  për të monitoruar zgjedhjet për Asamblenë e Madridit në 4 maj.

Shtetësia spanjolle e marrë në 2011 i detyron të gjithë që të thirren për të punuar në qendrat e votimit dhe për këtë punë do të paguhen 65 dollarë. Ndërsa ndeshja e Real Madrid kundër Chelsea është caktuar në 5 maj, ekipi është planifikuar të udhëtojë për në Londër ditën e zgjedhjeve.

Për shkak të protokolleve COVID-19, mund të mos jetë e mundur që Marcelo të bëjë udhëtimin ditën e ndeshjes dhe për këtë arsye Reali po bisedon për ta shkëputur lojtarin nga angazhimi.

Shtuar 28.04.2021 16:42