Rama e la në zonë “rreziku”, a do të sigurojë Gramoz Ruçi një karrige në Kuvend?

Që nga dita e djeshme, në vend ka nisur numërimi i votave për kandidatët duke filluar kështu updatimi i emrave që do të futen në Kuvend.

Por çfarë do të ndodhë me disa nga emrat e qeverisë Rama II, si ai i kryeparlamentarit Gramoz Ruçi?

Partia Socialiste ka marrë 8 mandate në qarkun e Fierit, duke rrezikuar pozitën e tij në Kuvend. Ky i fundit renditet i treti në qark, në bazë të votave, por vendi i 10 që kryeministri Edi Rama e ka vendosur vë në dyshim mundësinë që ai të futet në Kuvend.

Mbetet për t’u parë nëse Ruçi do të “thyejë” herësin, por gjithashtu ka edhe një mundësi që të zërë vendin e të ndjerit Bashkim Fino.

RENDITJA NË LISTË:
Erion Braçe 4635
Petro Koçi 658
Lindita Buxheli 3553
Bashkim Fino 90
Baftjar Zeqaj 1352
Antoneta Dhima 1418
Bujar çela 2460
Ismet Beqiraj 1794
Tatiana Piro 1185
Gramoz Ruçi 3903 /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.04.2021 16:42