Është mbyllur me fitoren e Sllovakisë sfida e dytë e grupit E.
Sllovakët shtangën Belgjikën, duke kaluar në avantazh që në minutën e e shtatë të takimit, rezultat që e ruajtën deri në fund.
Megjithatë Belgjikës iu anuluan me anë të VAR dy gola të Lukakut, një për pozicion jashtë loje dhe tjetri për prekje të topit me dorë.
Belgët patën 12 raste për të shënua, ndërsa sllovakët i vunë gjithashtu në vështirësi me 11 raste.
Ndeshja tjetër e grupit mes Ukrainës dhe Rumanisë përfundoi me fitoren e këtyre të fundit, me rezultatin 3-0.
Aktualisht në krye të grupit qëndron Rumania, e ndjekur nga Sllovakia me pikë të barabarta.