Lukaku zikaltër për dy sezone? Inter dhe Chelsea kanë një draft marrëveshje

Sipas “Gazzetta dello Sport, Interi dhe Chelsea tashmë kanjë një marrëveshje zotërinjsh për të zgjatur huazimin e Romelu Lukakut nga një në dy sezone.

Huazimi 2-vjeçar ndalohej nga rregullat e reja të FIFA-s, por një marrëveshje verbale parashikon që në fund të këtij sezoni të parë të rikthimit në  Milano, marrëveshja mund të zgjatet edhe për një sezon.

Ashtu si e drejta e shlyerjes, as kjo mundësi e dhënies së kredisë nuk është vënë bardhë e zi në marrëveshjen mes dy klubeve, por është diskutuar gjerësisht dhe palët, falë edhe ndërmjetësimit të avokatit belg Ledure, tashmë kanë një marrëveshje për të konfirmuar formulën me të cilën Big Rom së shpejti do të kthehet në Pinetina./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.06.2022 12:38