Lukaku: Nuk më intereson të jem golashënuesi, dua vetëm Scudetton me Interin

Belgu është kthyer për të folur për herë të parë (përveç deklaratave të shkurtra post-zyrtare) pas kthimit të tij të shumëpritur te Interi dhe në pritje të intervistës së plotë e disponueshme nga e mërkura në “DAZN”  këtu është një përmbledhje.

“Sulmuesit (në Serinë A) janë të gjithë të fortë, nuk më interesojnë golashënuesit më të mirë.

Unë mendoj vetëm për Scudetton, kjo është gjëja më e rëndësishme. Më mirë nëse golat arrijnë, sigurisht, por Interi luan për Scudetton, jo për gola individualë”. /h.ll/albeu.com


Shtuar 10.08.2022 08:10