Rama e nis ditën me Portin e Durrësit: Një sezon turistik që po shënon hyrje vizitorësh të huaj jashtë çdo parashikimi (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke shpërndarë në rrjetin e tij social “facebook” pamje nga Porti i Durrësit, në të cilën ditët e fundit ka pasur një fluks të madh hyrjesh, emigrantë dhe turistë të huaj.

Rama shkruan se ky sezon po shënon hyrje vizitorësh të huaj jashtë çdo parashikimi.

Ndërkohë kujtojmë që vazhdimisht raportohet se përpos “reklamave”, këtë sezon turizmi në vendin tonë po kalon një krizë, me jugun që është “braktisur” si kurrë më parë.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES ?

dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë?/albeu.com