Lukaku falënderon Conten: Ju më keni bërë më të fortë, ju kam shumë borxh

Antonio Conte insistoi fort për të sjellë Lukakun te Interi dhe belgu ia pagoi me gola dhe rolin e një simboli të Interit të tij.

Prandaj, mesazhi nga belgu pas largimit të italianit nuk mund të mungonte: “Në vitin 2014 ne folëm për herë të parë dhe që atëherë kemi pasur një lidhje. Kishim shumë momente për të punuar së bashku, por vetëm Zoti e di pse kurrë nuk ndodhi më parë. Ju erdhët në kohën e duhur dhe në thelb më ndryshuat si lojtar dhe më bëtë edhe më të fortë mendërisht dhe më e rëndësishmja, ne fituam së bashku! – shkruajti Big Rom në Instagram. Fitimi ishte dhe është gjithçka që ka rëndësi për ty dhe unë jam i lumtur që të kisha si trajner. Do t’i mbaj parimet e tua për pjesën tjetër të karrierës sime (përgatitje fizike, mendore dhe thjesht dëshira për të fituar …). Ishte kënaqësi të luaj për ty! Faleminderit për gjithçka ju keni bërë. Të kam shumë borxh, Antonio Conte ”.

Lukaku nuk është i vetmi futbollist i Interit që i dha një mesazh lamtumire Antonia Contes, edhe portieri Handannovic, mbrojtesit Hakimi e Bastoni apo edhe Javier Zanetti i kushtuan një dedikim ish trajnerit në “Instagram”.

Zannetti shkruan: “Unë kam pasur privilegjin të punoj përkrah jush në këto dy vjet. Përveç anës profesionale ku puna e përditshme ishte e jashtëzakonshme, do të më mungojë ana njerëzore e një pune të madhe grup. Gjithmonë së bashku, të bashkuar, me kokën drejt qëllimit për të mirën e Interit pavarësisht nga të gjitha vështirësitë. Doja t’ju falënderoja nga zemra për gjithçka që keni bërë për ne, për Interin ku nuk do të harroheni dhe keni shkruar një faqe tjetër e historisë sonë të gjatë, të jashtëzakonshme “.

” Ju jeni ai që bëtë ndryshimin. Faleminderit trajner,” shkroi kapiteni i Interit Samir Handanovic në rrjetet sociale .

“Faleminderit  zotëri për këtë vit së bashku dhe për të gjithë që më keni mësuar!Hakimi.

Bastoni: Ju besuat në mua që nga dita e parë. Ju më bëtë të rritem brenda dhe jashtë fushës, duke më ndihmuar të realizoj atë që ka qenë gjithmonë ëndrra ime, të luaja dhe të fitoja me fanellën që dua.” /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.05.2021 11:32

Tags: ,