Sot luhet supersfida Angli-Gjermani

Pasi u eliminuan disa nge ekipet favorite të Kampionatit Europian, si Holanda, Portugalia e Franca, sonte do të bëjë gati valixhet njëra mes Anglisë dhe Gjermanisë.

Dy superfuqi të futbollit të cilët në 18:00 do të përplasen në “Wembley” për të siguruar një vend në çerekfinale.

Anglia arriti të fitonte Grupin ndërsa Gjermania desh u eliminua nga Hungaria dhe sot të dyja këto ekipe kanë shansin të tregojnë nivelin e tyre.

Që të dyja ekipet kanë probleme me disa lojtarë ku Mount, Chilwell që ishin të izoluar dhe Foden janë në dyshim për klasiken me Gjermaninë.

Këta të fundit gjithashtu kanë Gosens, Gundogan dhe Rudiger me probleme fizike që mund të pengojnë aktivizimin e tyre si titullarë.


Shtuar 29.06.2021 08:57