“Luftëtari im do të kthehet shpejt”, e fejuara “bombë” motivon yllin e Interit (FOTO & VIDEO)

“Luftërari” i Interit, Arturo Vidal është duke kaluar momente të vështira pas operacionit në menisk. Për ta motivuar akoma më tepër ka menduar e fejuara  e kilianit Sonia Isaza, e cila i bën një meazh dashurie.

“Dashuria ime, po të dërgoj shumë forcë, ti je një njeri i fortë dhe mund të bësh gjithçka! Ti e di që të dua me gjithë zemër, do të kthehesh për të dhënë gjithçka në fushë, sepse je një luftëtar, mbreti im, gjithçkaja ime!”, është mesazhi i modeles e shoqëruar me një video në Instagram.

Arturo Vidal i transferuar te Interi me shumë bujë në merkaton e verës do të mungojë minimalisht për 25 ditë deri në 1 muaj.


Shtuar 17.03.2021 13:03