Rama thumbon Bashën për mitingjet: Ngre gishtat mbi makina (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nga Fieri ka thumbur kreun demokrat, Lulzim Basha. Ai tha se është fatkeqësi e madhe që dikush për interesa partiake dhe shkaqe politike jep shembullin e gabuar duke grumbulluar njerëz dhe duke ngritur gishta mbi makina.

“Gjëja që iu duhet thënë të gjithëve është që ky është një proces që duhet të shkojë paralel me kujdesin, duhet të shkojë paralel me mbrojtjen. Është fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike dhe për interesa partiake dikush jep shembullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz dhe duke ngritur gishtat mbi makina, por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që njerëzit vetë të kuptojnë se kjo është një luftë për shëndetin, është një luftë për jetën, një luftë për jetë a vdekje për shumë njerëz që janë më të ekspozuar dhe më të dobët nga pikëpamja fizike dhe për këtë arsye të gjithë duhet të bëjnë kujdes.

Duhet të distancohen nga situatat absurde që tregojnë injorancë dhe papërgjegjshmëri të madhe nga ata që krijojnë këto situata. Këputja e zinxhirit të infektimit në sa më shumë pika nëpërmjet vaksinimit dhe kujdesit është prioriteti numër një. Fushata, zgjedhjet, vendet në parlament, karriget, postet janë të gjitha 5 me hiç përpara kësaj sfide dhe përpara këtij objektivi. Ne do vazhdojmë intensivisht vaksinimin. Turpi iu mbetet atyre që e kanë”, deklaroi Rama.


Shtuar 17.03.2021 12:59