Luftë edhe në sport, ukrainasi i përgjigjet ashpër shokut të tij: Si mund të jetosh?

Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë nuk është vetëm në terrenin ku ndodhet barut, raketa dhe makina luftarake, por edhe në botën e futbollit.

Në këto ditët e fundit, shumë lojtarë, trajnerë apo sportistë ukrainas, janë larguar nga Rusia në shenjë bojkoti apo “sanksioni” nëse mund ta quajmë kështu.

Lojtari i fundit që u largua nga Rusia ishte Yaroslav Rakitskiy, lojtari nga Donbass i cili luante në Rusi për Zenit St Petersburg.

Te Zenit St Petersburg, është dhe legjenda e futbollit ukrainas, Anatolj Tymoshchuk. Ish-lojtari i Bayern Munich sot është ndihmës trajner i ekipit të parë.

Ndërkohë, Evgeniy Levchenko, ish-futbollist ukrainas ku sot është president i sindikatës së futbollistëve rusë, kërkon shpjegime rreth mungesës së marrjes së një qëndrimi apo pozicioni nga ana e Tymoshchuk.

“Si mund të vazhdosh të punosh ende atje? Kemi luajtur së bashku në të njëjtën skuadër, kemi veshur këtë fanellë me nder dhe krenari, kemi kënduar himnin, kemi fituar e kemi humbur dhe tashi ti po qëndron indiferent në këtë çështje? Tolik, si mund të jetosh me këtë pjesë?”, është shprehur i irrituar Levchenko./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.03.2022 17:34