Luan me dorë të fashuar prej 2 vitesh, zbulohet arsyea e Benzema

Karim Benzema është kthyer në një legjendë te Reali. Sulmuesi francez i cili ka 12 vite në Berenbeu vijon të shënmojë rregullisht.

Megjithatë një detaj interesant ka të bëjë me sulmuesin. Ai mban të fashurar dorën e djathtë, që preju janarit të viti 2019 kur u dëmtua nga mbrojtësi i Betis, Marc Bartra.

Disa fansa kanë menduar se kjo është duke u bërë për besëtytni, por duket se tanimë është e qartë se pse dora e djathtë e Benzemas vazhdon të jetë në fasha dhe gips, që prej kohës që ai e lëndoi kundër Real Betisit. Në atë kohë ishte thënë që operacioni do ta linte atë jashtë për dy muaj. Në vend që të hynte në operacion, Benzema deshi të presë deri në fund të sezonit për ta bërë operim atë.

Pavarësisht se operacioni ishte i suksesshëm, 33-vjeçari u ngut para se ai të shërohet dhe filloi sezonin e ri. Pas kthimit të tij, ai pati edhe një lëndim në këtë dorë dhe fashat janë në të prej asaj dite dhe dora ende nuk ka arritur që të shërohet.

Numri 9 i Real Madridit nuk ka lejuar që lëndimi i tij ta pengojë për të luajtur; në fakt, që prej lëndimit të tij ai ka qenë në formë të shkëlqyer. Në secilin sezon të lëndimit të tij, më 2018/19 Bezema shënoi gati 30 gola, 27 respektivisht 34 gola. Ai tashmë ka edhe dy gola në tri ndeshje të luajtura deri me tani.

Pasi që ka arritur një sukses të madh me këtë fashë, Benzema duket se nuk ngutet që ta heq atë nga dora e operuar, të cilën ne do ta shohim a është mirë. Nëse nuk është bestytni atëherë pse ai nuk e ka sanuar këtë lëndim apo ai duhet ta mbajë atë deri në fund të karrierës së tij. /albeu.com/


Shtuar 8.09.2021 08:15