Pika e marrë e ka kënaqur trajnerin e Kukësit, Diego Longo. Italiani, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:
“Jam shumë i kënaqur me rezultatin. Bëmë një pjesë të parë që ndoshta ishte më e dobëta e sezonit. Në pjesën e dytë u përmirësuam, treguam karakter dhe tentuam fitoren.
Fanella ‘Ne jemi të parët’? Që nga fillimi i sezonit, ky është shpirti i skuadrës tonë. Kemi treguar në momentet më të vështira që ky është shpirti ynë dhe arma më e fortë e Kukësit.
Jo 30 minuta, por 20-25 minuta. Çdo ditë stërvitemi në një fushë 90 me 50, në stadium stërvitemi në një fushë 105 metra. Duhen disa minuta për të marrë veten”. / h.ll/albeu.com