Lojtari më i dashur nga tifozët e Milanit feston sot 40 vjetorin e lindjes

Ricardo Kaka feston sot 40 vjetorin e tij.

Ish-lojtari brazilian ka qënë një nga lojtarët më të dashur e më të preferuar nga tifozët e Milanit dhe jo vetëm. Kaka ishte nga ata lojtarë që nuk mund ta urreje, një lojtar pozitiv dhe miqësor.

Kaka ka luajtur me Milanin, aty ku ai gdhendi emrin e tij në historinë e futbollit, ku fitoi Champions League dhe Topin e Artë. Ai gjithashtu ka luajtur edhe për Real Madrid, Orlando City dhe Sao Paolo.

Me fanellën e Milanit, Kaka ka luajtur në total 307 ndeshje, ka shënuar 104 gola dhe 85 asiste. Me Real Madrid ai ka luajtur 120 ndeshje, ka shënuar 29 gola dhe ka asistuar 39 herë.

Në total, Kaka ka luajtur 529 ndeshje me klubet, ka shënuar 161 gola dhe ka asistuar 147 herë. Me kombëtaren braziliane, ai ka debutuar më 31 janar 2002, ka zhvilluar në total 92 ndeshje dhe ka shënuar 28 herë.

Kaka ka marrë vetëm 2 kartona të kuq në karrierën e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.04.2022 10:38