Lojtari dhe trajneri më i mirë i sezonit nga UEFA, zbulohen finalistët

UEFA ka shpalosur tre emrat kryesorë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit dhe tre emrat për trajnerin më të mirë të vitit.

Karim Benzema, Thibaut Courtois dhe De Bruyne janë tre të nominuarit kryesorë për këtë çmim personal.

Ndërsa për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit, konkurrojnë Ancelotti, Guardiola dhe Klopp. Edhe pse ky event do të mbahet më 25 gusht, pothuajse dihen se cilët do të jenë fituesit, duke marrë parasysh performancën e tyre dhe të ekipit deri në ndeshjen e fundit të sezonit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.08.2022 15:19

koment