“Lojtarët ishin të jashtëzakonshëm, kjo është ajo që duam”, Xavi flet pas triumfit në derbi (VIDEO)

Xavi Hernandez debtoi me fitore dje në mbrëmje në derbin ndaj Espaynol në fitoren 1-0 që arriti Barcelona me golin e Depay me 11-metërsh.

Pas triumfit trajneri katalanas u shpreh:

“Ajo që më pëlqeu më shumë nga lojtarët ishte qëndrimi i tyre. Sigurisht që ka gjëra që duhet të përmirësojmë. Në fakt, ka shumë”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes.

“Ne nuk jemi në situatën më të mirë dhe Espanyol na dha shumë probleme në fund. Por, në përgjithësi ishte një fitore e merituar dhe është një gëzim i madh”.

“Tifozët kanë qënë të mrekullueshëm. Nuk kam qenë në Camp Nou për gati gjashtë vjet dhe atmosfera ka ndryshuar shumë, por më pëlqeu”, përfundoi trajneri spanjoll. /albeu.com/


Shtuar 21.11.2021 10:36