Lojtarët e skuadrës së futbollit të Senegalit priten si heronj, pasi fituan Kupën e Kombeve të Afrikës

Lojtarët e skuadrës së futbollit të Senegalit priten si heronj pas kthimit në shtëpi pasi fituan Kupën e Kombeve të Afrikës për herë të parë. Dhjetëra mijëra njerëz të entuziazmuar festuan kthimin e lojtarëve në Dakar, të ulur mbi makina dhe duke kërcyer në rrugët e kryeqytetit. Presidenti Meki Sall ishte mes atyre që përshëndetën ekipin në aeroport.

Kur trajneri Aliou Cisse ngriti kupën nga çatia e autobusit, turma brohoriti me kënaqësi. “Është një festë në rrugë. Unë nuk mendoj se Senegali ka parë ndonjëherë diçka të tillë,” tha Emeline Nsingi Nkosi e “BBC-së”. Festimet filluan menjëherë pas fishkëllimës së fundit të së dielës mbrëma, disa sekonda pasi Sadio Mane vulosi fitoren historike ndaj Egjiptit me penallti.

Të lidhura

None found

Njerëzit u derdhën në rrugët e Dakarit, duke kërcyer dhe duke gjuajtur fishekzjarre në ajër. Senegali shpalli datën 7 shkurt 2022 një festë kombëtare për të festuar fitoren e parë në Kupën e Kombeve të Afrikës raporton “BBC”. “Ne pritëm një kohë të gjatë. Kupa më në fund është këtu. Ne kishim vërtet nevojë për të,” i tha agjensisë së lajmeve “AFP” fansi i entuziazmuar Modou Ba.

Skena gëzimi pati edhe në kryeqytetin francez, Paris që është shtëpia e një komuniteti të madh senegalez. Mijëra mbështetës u mblodhën në Harkun e Triumfit. / h.ll/albeu.com


sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon