Lojtar tjetër me Kombëtaren, Bernasdeschi: Tek Italia luaj në pozicionin tim, ndërsa te Juventus jo

Federico Bernardeschi dukej lojtar tjetër në ndeshjen ndaj San Marinos.

 

Fantazisti italian kishte bërë paraqite të mira nën urdhërat e Pirlos, por ai pati pak paraqitje dhe kur paraqitej, i duhej të luante si mbrojtës i majtë.

Bernardeschi bëri një paraqitje fantastike kundër San Marinos duke shënuar dhe duke dhuruar dy asistime.

Pas ndeshjes, ai falënderoi përzgjedhësin Roberto Mancini dhe deklaroi se për të është më e lehtë të luajë në Kombëtare pasi luan në pozicionin e tij natyral dhe jo si në Juventus.

“Në Kombëtare luaj në rolin tim natyral dhe zbavitem. Këtu më lënë të rrezikoj, ndërsa në Juventus jo” tha ai.

“Falënderoj Mancinin për besimin që më dha, më ka mundësuar gjithmonë të luajë aty ku shprehem më mirë. Me Kombëtaren zbavitem dhe rezultatet shihen”, tha Bernardeschi.

Bernardeschi u pyet edhe për rikthimin e Allegrit.

“Jam i kënaqur për Allegrin. Është një trajner i madh, si në menaxhimin e grupit edhe në nxjerrjen e rezultateve”, përfundoi Federico Bernardeschi.


Shtuar 29.05.2021 09:47