Legjenda e futbollit italian feston sot 44-vjetorin, e gjeni dot për cilin bëhet fjalë?

Sot feston ditëlindjene e tij të 44-të legjenda e futbollit italian por jo vetëm, Gigi Buffon.

Buffon ka nisur karrierën e tij me klubin e Parmës aty ku ai ende luan. Pas disa vitesh me klubin e Parmës, Buffon spikati me performancën e tij dhe u transferua nga Juventus.

Në klubin torinez ai u fut në listën e legjendave të klubit, të futbollit italian dhe të atij botëror.

Në karrierën e tij Buffon ka realizuar deri më tani në total 949 ndeshje me tre klube. Parma, Juventus dhe PSG janë klubet ku ai ka luajtur.

Me kombëtaren e tij ai ka 176 ndeshje mbi shpinë të luajtura ndër vite, ku në vitin 2006 ai fitoi dhe Kupën e Botës./ h.ll/albeu.com

Shtuar 28.01.2022 12:06