E gjithë Italia në këmbë: Vlahovic është CR7 i ri! Cilin numër do mbajë 7 apo 9?

Mediat italiane raportuan se gjithçka është zgjidhur dhe se Vlahoviç do të bëhet lojtari serb më i shtrenjtë në histori, pasi do të nënshkruajë me Juventusin, i cili do t’i paguajë 75 milionë euro.

Presim vetëm njoftimin zyrtar të klubit torinez dhe thyerjen e rekordit të dimrit në Serie A, shkruan albeu.com.

Gjatë asaj kohe gazeta torineze “TutoSport” ka vënë në kopertinë Cristiano Ronaldon dhe Vlahoviçin me titullin “Vlahoviç është Cristiano Ronaldo i ri”.

Ata raportojnë se VlahoviC do të mbajë numrin 7 njësoj si Ronaldo, por se ai mund të marrë një nëntë nëse Morata shkon në Barcelonë për dimër.

I njëjti burim thekson se Vlahoviç nuk do të jetë i vetmi përforcim i bardhezinjve. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 19:09