Eibar ka bërë surprizën pasditen e sotme duke njoftuar nënshkrimin me Fernando Llorente. Futbollisti ishte lojtar i lirë pas ndërprerjes me Udinese, ndaj nuk ka kaluar shumë kohë për të mbyllur marrëveshjen.
Futbollisti ka kaluar kontrollet mjekësore mëngjesin e sotëm dhe mund të debutojë në fundjavë. Gaizka Garitano, i cili shtyu për ta rikthyer në Athletic, përmbush dëshirën e tij për ta pasur atë në komandën e tij tani në Eibar.
Llorente rikthehet në La Liga pasi ka luajtur për Juventus, Sevilla, Swansea, Tottenham, Napoli dhe Udinese. /albeu.com
? OFICIAL ?
Principio de acuerdo para el fichaje de Fernando Llorente @llorentefer19 #LaLigaSmartBank
— SD Eibar (@SDEibar) October 27, 2021