Liverpooli në “pole position” për shërbimet e Saul Niguez

Liverpool ka bërë progres në javët e fundit duke tejkaluar Bayernin dhe Chelsean për të marrë lojtarin e Atlético de Madrid, Saúl Ñíguez.

Mesfushori dëshiron të largohet nga ekipi i “rojiblanco” dhe megjithëse po i afrohej Bundesligës, propozimi i Reds po e josh atë.

Për Klöpp është e rëndësishme të gjej një mesfushor të nivelit të lartë për të zëvendësuar Giorginio Wijnaldum, dhe opsioni që i përshtatet është Saul, përveç që garanton një kontratë e ngjashme për sa i përket kohëzgjatjes, deri në verën e vitit 2026.

Ardhja e De Paul te Atlético nuk bën asgjë më shumë sesa sinjalizon derën e daljes për Saúl, i cili, duke qenë një njeri i paprekshëm për Simeone, është tani një nga pjesët e hedhura në treg për të marrë përfitim.

Liverpool do të mendonte të ofronte 50 milion €, një shifër që mund t’i përshtatej Atléticos dhe që padyshim do të ishte një nga lëvizjet më të mira të kësaj merkatoje verore. /albeu.com/


Shtuar 6.07.2021 15:54