Liverpooli merr goditje të fortë, Alexander-Arnold do të jetë për disa javë jashtë fushave

Liverpooli ka marrë një goditje të fortë pas fitores ndaj Arsenalit në Kupën FA me rezultat 0-2.

Trent Alexander-Arnold ka mbetur jashtë fushës pasi pësoi një lëndim në gju kundër Arsenalit të dielën.

Ka qenë faqja zyrtare e Liverpoolit që ka konfirmuar se ylli anglez do të mbetet jashtë fushave për disa javë.

Ndihmës menaxheri i Liverpool-it, Pep Lijnders, ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut do të mungojë ‘disa javë’, duke i shtuar listës së lëndimeve të klubit.

“Trent e zgjati gjurin e tij gjatë ndeshjes së fundit. Kështu ai ka një çarje të vogël në ligamentin anësor të gjurit dhe do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar”.

Ai bëri një skanim dhe do të jetë jashtë për disa javë, kështu që le të shohim pas kësaj. Ai do të pushojë pak dhe më pas shpresojmë se mund të kthehet aty ku ishte.

“Do të na mungojë vërtet sepse ky djalë ishte vendimtar në të gjitha ndeshjet dhe krijonte vazhdimisht për ne nga thellësia dhe i dha skuadrës një nivel të lartë fleksibiliteti”, deklaroi Pep Lijnders për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/


Shtuar 9.01.2024 18:45