Liverpooli me “5 yje”, Old Trafford përjeton një nga netët më të zeza (VIDEO)

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në “Old Trafford” përballë Manchester United në kuadër të javës së nëntë të Premier League.

Miqtë “shkatërruan” kundërshtarin që në 45 minutat e para duke i shënuar plot 4 gola.

Fillimisht ishte mesfushori Keita ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 5, më pas do të dyfishto Jota në të 13’ dhe një dopietë e Salah në të 38’ dhe 45+5’ që do ta vuloste këtë ndeshje.

E dyta nis aty ku mbaroi e para, “The Reds” shënojnë edhe golin e 5 me Salah që do të kompleton të het-trikun në minutën e 50.

Dy minuta më pas, vendasit do ta shihnin më në fund njëherë topin në portën kundërshtare me Ronaldon që shënon një gol vertetë mjaft të bukur, por VAR më pas e cilëson të pavlefshëm.

Në minutën e 60 Pogba i futur në pjesën e dytë, bën një ndërhyrje të rrezikshme me takë ndaj Keita dhe ndëshkohet me karton të kuq duke e përkeqësuar akoma më shumë situatën.

Liverpoolin do të kishte shanse edhe për golin e 6, por De Gea ia del të shmagë disa goditje në drejtim të tij.

Me këtë fitore Liverpool pozicionohet në vendin e dytë me 21 pikë një pak se Chelsea kryesues, ndërsa Manchester United renditet në vendin e 7 me 14 pikë. /albeu.com


Shtuar 24.10.2021 19:28