Humbja në “El Clasico”, Koeman: Rezultat i padrejtë, tifozët ishin fenomenal

Barcelona u mposht nga Real Madridi me rezultatin 1-2 në “Camp Nou” në “El Clasicon” e para të këtij sezoni e vlefshme për javën e nëntë të La Ligas.

Koeman pas ndeshjes ka deklaruar se ky rezultat nuk është i drejtë për atë çka skuadrat dhanë në fushë, pasi Barcelona meritonte më shumë.

“Barcelona meritoi shumë më shumë. Është vështirë të kuptosh një rezultat të tillë. Nuk morëm rezultatin që donim, por në pjesën e parë ishim të mirë dhe tifozët ishin fenomenal,” shprehet Koeman. /albeu.com


Shtuar 24.10.2021 19:41