Liverpooli ka marrë një tjetër fitore të madhe në kuadër të javvës së 12 të Premier League përballë Arsenalit në “Anfield”.
Skuadra e Klopp e ka triumfuar me rezultatin e thellë 4-0, duke “turpëruar” skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta e cila vinte nga një moment shumë i mirë në kampionat.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve falë një goli të shënuar nga Sadio Mane në minutën e 39 të ndeshjes.
Në pjesën e dytë miqtë tentuan të sulmonin më tepër për të barazuar rezultatit, por Liverpool e shfrytëzoi majft mirë hapësirat duke shënuar edhe 3 gola të tjerë. Ishte Jota që do të dyfishtonte rezultatin në minutën e 52, më pas Salah në të 74’ dhe Minamino në të 77’ do të vulosnin këtë fitore të madhe.
Pas kësaj ndeshjeje Liverpooli ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e 5 me 20 pikë./albeu.com