Gara për Jamie Leweling është zgjeruar, pasi Liverpooli ka shfaqur interes për anësorin e Stuttgartit, ndërkohë që oferta e Romës për reprezentuesin gjerman është refuzuar.
Të lidhura
None found
Patrick Berger, gazetar i Sky Sport Germany, raporton se klubi italian po vijon përpjekjet për 25-vjeçarin. Roma kishte paraqitur një formulë huazimi me detyrim blerjeje, vlera e përgjithshme e së cilës do të tejkalonte 40 milionë euro.
Në propozimin e Romës, rreth 5 milionë euro ishin përcaktuar si pagesë për huazimin, ndërsa shuma e mbetur do të derdhej në momentin e transferimit përfundimtar. Stuttgarti, megjithatë, nuk e ka pranuar këtë ofertë.
Pavarësisht përgjigjes negative, Roma nuk është tërhequr nga gara. Për ta bindur Lewelingun që të kalojë në Serie A, klubi raportohet se ka përgatitur për të një kontratë pesëvjeçare.
Situata është bërë më konkurruese, pasi përveç Romës, edhe Liverpooli dhe Evertoni thuhet se po ndjekin nga afër zhvillimet rreth anësorit. Interi kishte shfaqur më herët interes për lojtarin, por klubi zikaltër tashmë nuk është i vetmi emër i madh që po monitoron të ardhmen e tij.
Paraqitjet në krah me Stuttgartin kanë bërë që Leweling të tërheqë vëmendjen e disa klubeve evropiane, ndërsa ende nuk ka qartësi se ku do të vazhdojë karrierën.
