Frika nga një fitore e AfD-së shtyn emigrantët të mendojnë largimin nga Saksoni-Anhalti

Komunitetet e emigrantëve në landin gjerman të Saksoni-Anhaltit po shqyrtojnë mundësinë e largimit, ndërsa zgjedhjet rajonale të së dielës së ardhshme mund t’i japin partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, një fitore historike.

Të lidhura

None found

Partia AfD, e cila njihet për qëndrimet e saj kundër emigracionit dhe Islamit, synon të arrijë shumicën që do t’i mundësonte të qeveriste e vetme. Ulrich Siegmund, kandidati i saj për kryeministër të landit, ka deklaruar se do të nisë menjëherë një fushatë dëbimesh. Edhe pse ai pretendon se objektivi do të jenë vetëm personat që qëndrojnë ilegalisht në Gjermani, gjuha e përdorur gjatë fushatës ka rritur ankthin dhe pasigurinë te të huajt.

Në Magdeburg, rreth 150 restorante, kioska dhe berberhane në pronësi ose të drejtuara nga emigrantë u mbyllën përkohësisht për të protestuar ndaj përhapjes së klimës ksenofobike. Mes atyre që po përballen me pasoja të kësaj situate është edhe mjeku sirian Ayman Alyoussef, drejtues i një shërbimi kardiologjie në Quedlinburg. Ai tregon se, së bashku me familjen, është përballur me armiqësi në rrugë, megjithëse puna e tij ka ndihmuar në shpëtimin e pacientëve.

Alyoussef paralajmëron se mund të largohet nëse qëndrimet e urrejtjes ndaj të huajve bëhen edhe më të përhapura. Ndërkohë, ekonomistë dhe punëdhënës shprehen se dëbimi apo largimi i emigrantëve do ta rëndonte më tej krizën demografike.

Që prej ribashkimit të Gjermanisë, Saksoni-Anhalti ka humbur pothuajse një të katërtën e banorëve të tij. Pasojat do të ishin veçanërisht të rënda për sistemin shëndetësor. Drejtori i klinikës në Quedlinburg paralajmëroi se spitali do të detyrohej të mbyllej nëse nuk do të kishte mjekët dhe infermierët me origjinë të huaj.


Shtuar 30.08.2026 13:04

sultanbeyli escortiptvmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis giriş