Liverpool siguron një vend në Champions, mposht pastër Crystal Palace (VIDEO)

Liverpool ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Crystal Palace.

“Reds” triumfuan me rezultat 2 – 0.

Sadio Mane zhbllokoi rezultatin pas asistimit nga Firmino (36′).

Senegalezi realizoi edhe golin e dytë (74′), që i siguroi Liverpoolit pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër.

Liverpool e mbylli këtë edicion në pozitën e tretë me 69 pikë, derisa Palace në vendin e 14-të me 44 pike.


Shtuar 23.05.2021 18:57