Liverpool “piketon” lojtarin e Real Madrid

Të gjithë e duan Luka Joviç!

Sulmuesi serb i Real Madrid është shumë pranë largimit nga spanjollët dhe disa ekipe janë të interesuara për të fituar shërbimet e lojtarit.

 

Fiorentina ka qënë një nga ato ekipe këto ditët e fundit e cila është e interesuar për Joviç pasi e sheh si zëvendësuesin ideal të Vlahoviç.

Nga ana tjetër Inter dhe Juventus gjithashtu janë interesuar për sulmuesin e Realit.

 

Por së fundmi zërat vijnë nga Anglia ku Liverpool ka shfaqur interes.

Lojtari pëlqehet shumë nga Kloop dhe siç raporton “Fichajes.net”, tekniku I ekipit anglez e dëshiron serbin në merkaton e janarit/H.LL/albeu.com


Shtuar 31.10.2021 20:34