Vazhdimësia e Kounde te Sevilla vihet edhe një herë në pikëpyetje, pas tentantivës së Chelsea për ta transferuar gjatë merkatos së verës së që lam pas. Tani një tjetër skuadër e Premier Leage është shprehur e gatshme të paguajë 80 milion euro për të blerë kartonin e francezit.
Bëhet fjalë për Liverpoolin, i cili synon të mbesë “thatë” këtë merkato dimërore duke tentuar të përforcojë mbrotjen dhe sigurisht edhe sulmin. Kounde mësohet se i ka dhënë OK drejtuesve të Reds për të negociuar me Sevillan.
Ndryshe nga Chelsea, në “Anfield” janë shumë serioz në lidhje me qendërmbrojtësin francez dhe duan ta mbyllin këtë marrëveshje brenda 2 javëve.
Sipas situatës vetëm një dëmtim i rëndë i lojtarit mund ta shtyjë kalimin e tij në Premier League për në verë. r.t/albeu.com