Liverpooli ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Aston Villës në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Premier League.
Liverpool e nisi ndeshjen mirë, por ishin miqtë që shënuan të parët.
Ollie Watkins shënoi gol në min (43’) për ti dhënë Villas avantazhin në Anfield.
Roberto Firmino shënoi gol në min (45+2), por që goli u anulua nga sistemi VAR, pasi u cilësua si pozitë jashtë lojë.
Në pjesën e dytë, Mohamed Salah shënoi gol në min (57’) duke barazuar rezultatin.
Por, në fundin e pjësë së dytë, i “kritikuari” Alexander-Arnold shënoi gol për ti dhënë avantazhin Liverpoolit dhe për të marrë pikët e plota ndaj Aston Villas.
Arnold shënoi në min (90+2).
Rezultati përfundimtar, Liverpool 2-1 Aston Villa.