Lista e re zbulon “10 lojtarët më të mirë të dekadës” (FOTO LAJM)

Gjatë 10 viteve të fundit, kemi parë disa nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave të grisin librat e rekordeve dhe të futen në historinë e futbollit me disa bëma vërtet të jashtëzakonshme.

Shumë emra dallohen për formën e tyre të mirë gjatë viteve të fundit, por është e vështirë për të zgjedhur më të mirët.

Megjithatë, fatmirësisht, faqja e njohur sportive 90Min kanë nxjerrë një listë të tyren me 10 lojtarët më të mëdhenj gjatë dekadës së fundit, raporton Telegrafi.

Edhe kjo sikurse çdo listë ka emra të mëdhenj, por edhe nga ata që mund të mos pajtoheni pse gjenden në dhjetëshe.

Aty nuk ka vend për emra si Toni Kroos, Neymar, Xavi, Sergio Busquets, Mohamed Salah, Frank Ribery apo Arjen Robben.

Në vend të kësaj, janë disa me fat që u përzgjodhën si Gareth Bale apo edhe N’Golo Kante, që nuk kanë bindur gjatë gjithë dekadës.