Lionel Messi vendos dy rekorde të reja, pasi u shpall më i miri në botë nga FIFA

Lionel Messi ka vendosur dy rekorde të reja, pasi mori çmimin si lojtari më i mirë në botë për vitin 2023 nga FIFA.

Messi e mposhti në këtë garë dyshen Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, ani pse nuk ishte i pranishëm fizikisht për të marrë këtë çmim, në një mbrëmje gala që u mbajt në Londër.

Të lidhura

None found

Sidoqoftë, nuk ishte një fitore aq bindëse e argjentinasit, pasi FIFA ka konfirmuar se ai dhe Haaland e kanë përfunduar garën me pikë të barabarta.

Këto pikë u grumbulluan nga votat e trajnerëve të kombëtareve dhe kapitenëve, gjithashtu edhe të tifozëve dhe gazetarëve.

Por për shkak se Messi mori më shumë vota nga kapitenët e kombëtareve, ai mori vendin e parë duke përjetuar një tjetër triumf pas atij të Topit të Artë në start të sezonit të kaluar.

Messi krijoi edhe më shumë histori teksa u bë lojtari i parë jashtë Evropës që e fiton këtë çmim prestigjioz.

Ai tashmë po luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek Inter Miami, ku në 14 ndeshje sezonin e kaluar shënoi 11 gola si dhe fitoi Kupën e Ligës.

36-vjeçari gjithashtu u bë pjesë e formacionit më të mirë në botë për herë të 17-të radhazi, duke vendosur një rekord që askush nuk e kishte arritur më parë. /Telegrafi/


Shtuar më 16.01.2024 20:31

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobet