Lionel Messi i vogël largohet nga akademia e Liverpoolit (VIDEO)

Liverpool ka humbur nga akademia e tyre djaloshin viral, Arat Hosseini, pasi ata “nuk mund të jenë të dobishëm për njëri-tjetrin”.

Hosseini ka 5.8 milionë ndjekës në Instagram dhe dikur ishte etiketuar si “Lionel Messi i vogël” për shkak të aftësive të tij me top, të publikuara në mediat sociale.

“Lamtumirë Arat nga Akademia e Liverpoolit përgjithmonë”, ka shkruar tetë vjeçari në një postim në Instagram.

“Kur Arat dhe akademia e Liverpool nuk mund të jenë të dobishëm për njëri-tjetrin, vendimi më i mirë është të largohen”, shtoi tutje ai, duke mos specifikuar arsyet për largim.

Hosseini ka lindur në Iran, por besohet se është transferuar në Angli kur ai ishte pesë vjeç, ku u bashkua me akademinë e Liverpool.

I njohur për aftësitë e tij të driblimit, i riu ka grumbulluar shumë ndjekës në internet ku ai shfaq lëvizjet e tij të bukura, shkruan DailyStar, përcjell Klankosova.tv.

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, dhe ish-kampioni i peshave të rënda, Anthony Joshua, janë vetëm dy emra të famshëm që ndjekin shfaqjet e Hosseinit në Instagram.

Lajmi për largimin e fëmijës së mrekullueshëm ka mërzitur tifozët e Liverpool-it, të cilët mezi prisnin ta shihnin atë të përparonte në formimin e akademisë së tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aʀᴀt (@arat.gym)


Shtuar 20.01.2022 17:14