Ka përfunduar 1-1 sfida mes Italisë dhe Gjermanisë.
Ekipi i Mancinit gjeti rrjetën me Pellegrinin në të 70-tën, pas një assisti të mirë nga krahët.
Barazimi do vinte vetëm pas 2 minutash. Do ishte Kimmich që do përfitonte nga një rrëmujë në zonë, me Donnarumman që ishte i dorëzuar dhe nuk mund të bënte asgjë.
Në fund ekipet ndajnë pikët, në një grup ku ndodhet edhe Hungari me Anglinë.