Lewandowski shprehet sërish: Fjalët e mia për Messin u keqkuptuan

Lewandowski ka folur për një televizion polak ku ka shprehur mendimin e tij në lidhje me Topin e Artë dhe ka folur gjithashtu edhe rreth fjalëve të Messit në lidhje me të ku shumë media e kanë keqkuptuar fjalimin e tij.

“Deklarata ime në një television polak është keqinterpretuar totalisht. Nuk e kam thënë kurrë se fjalët e Messit kanë qenë të pasinqerta, madje është krejtësisht e kundërta.

Fjalimi i Messit ku theksonte se unë e meritoja Topin e Artë në vitin 2020 më preku shumë dhe më lumturoi. Unë thjesht kam thënë se do të doja që zëri i Messit të dëgjohej më shumë, ndërsa e vlerësoj dhe e respektoj shumë atë. Edhe njëherë dua ta uroj për trofeun e Topit të Artë”, u shpreh Lewandowski./h.ll/albeu.com

Shtuar 7.12.2021 16:57