Testi i drogës bën lëmsh Policinë, 11 efektivë i dalin kundër Nanos dhe kërkojnë rikthimin në detyrë

Testet e drogës dhe urdhëri për përjashtimin e përdoruesve kanë sjellë përplasje brenda Policisë së Shtetit.

Ditën e sotme, 11 punonjës të rendit në Komisariatin nr.2 të kryeqytetit rezultuan negativ në testin për përdorim droge, teksa në testin e parë dolën pozitiv.

Duke parë këto rezultate, ata kanë kërkuar menjëherë rikthimin në punë.

Në këtë mënyrë, edhe efektivët e tjerë të përjashtuar në komisariatet e tjera të vendit kanë kërkuar përsëritjen e testit.

Deri tani, janë konfirmuar 51 punonjës si konsumues të lëndëve narkotike në radhët e policisë së shtetit, ku 18 prej tyre rezultuan në Vlorë e Sarandë.

 

 


Shtuar 7.12.2021 17:03