Lewandowski shënon golin e parë me Barcelonën (VIDEO)

I sapoardhuri i Barcelonës, Robert Lewandowski shënoi një gol në një ndeshje miqësore kundër meksikanëve Pumas.

Sulmuesi 33-vjeçar goditi portën e kundërshtarëve në minutën e tretë të takimit. Ky gol ishte i pari për polakun me ngjyrat e Barcelonës.

Më parë, sulmuesi mori pjesë në ndeshjet kundër Real Madridit, Juventusit dhe New York Red Bulls, por nuk arriti të shënonte gol.

Robert Lewandowski u transferua te Barcelona në mes të korrikut nga Bayern Munich. Kostoja e transferimit ishte 45 milionë euro. /albeu.com/

Shtuar 7.08.2022 20:49