Askush nuk e besoi kur vetëm pak ditë më parë u përhap lajmi se Manchester United ishte interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Casemiro.
Fillimisht lojtari dhe klubi nuk treguan asnjë interes ndaj saj, por shpejt situata ndryshoi. Si Reali dhe lojtari filluan ta mendonin seriozisht atë super ofertë dhe gjithçka ndodhi në afërsisht 3 ditë.
Sot “galaktikët” nuk kanë një nga “3musketjerët” e mesfushës, një mesfushë që fitoi gjithçka dhe do të mbahet mend si nga 3-shet më të mira në historinë e futbollit.
70 milionë euro (60+10) në arkat e “Los Blancos” nga shitja e 30-vjeçarit, i cili do të përfitojë 18 milionë euro pagë sezonale në “Old Trafford”, duke u bërë lojtari i katërt më i paguar në ishull pas Erling Haaland, Momo Salah dhe Cristiano Ronaldos.
“Real Madrid dhe Manchester United kanë arritur akordin në lidhje me transferimin e Casemiros. Real Madrid dëshiron të shprehë gjithë mirënjohjen dhe dashurinë për Casemiron, një lojtar që tashmë është pjesë e legjendës së këtij klubi.
Reali është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, i urojmë Casemiros dhe familjes fat në fazë të re të jetës”, lexohet në urimin e super kampionëve të Europës./albeu.com