E KRYER/ Veprimi i fundit i Real Madridit “vulos” të ardhmen e Casemiros (FOTO LAJM)

Casemiro mund të cilësohet si lojtari më i ri i Manchester United, duke u bërë kështu një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje verore.

Veprimi i fundit i skuadrës së Real Madridit shuan të gjitha dyshimet.

Carlo Ancelotti ka bërë zyrtare listën  e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e radhës përballë Celta Vigos dhë në të mungon emri i mesfushorit brazilian.

Një nga mesfushorët difensiv më të mirë në botë pritet që të zbarkojë nga momenti në moment në Manchester për testet mjekësore me United.

Ky operacion do ti kushtojë “Djajve të Kuq” 50 milion euro plus 10 të tjera bonuse./albeu.com