LA Lakers mund të kenë në skuadër dy basketbollistët më të rëndësishëm.
Anthony Davis dhe LeBron James kanë mbetur jashtë nga lëndimet e tyre.
Por, dyshja mund të rikthehet në fushë në më pak se dy javë.
Sipas Adrian Wojnarowski i cili angazhohet në kuadër të “ESPN”, në 14 ditët e ardhshme pritet rikthimi i tyre.
Davis do të lirohet nga doktorët në këtë javë, ku pritet që pas tij edhe James të jetë i gatshëm.
Davis ka pësuar lëndim që nga 14 shkurti dhe nuk është paraqitur, ndërsa James lëndoi kyçin e këmbës disa javë më parë.